Politike

Meta ul sërish online Ramën me Bashën

TIRANE- Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër  Këshillin e Sigurisë (i dyti brënda një muaji) në funksion të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Takimi do të zhvillohet sërish online dhe formati do të jetë i njëjtë si ai i fund marsit.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha konfirmoi në një intervistë televizive se e ka pranuar ftesën e Metës.

Presidenti Ilir Meta pritet të ritheksojë ndër të tjera nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë