A do të jetë Paolo Maldini pjesë e Milanit në të ardhmen? Kjo është dilema e madhe aktualisht në klubin kuqezi. Pas largimit të Zvonimir Boban, edhe tërheqja e Maldinit ishte një hap larg, para se emergjenca nga koronavirusi të bllokonte gjithçka, edhe futbollin dhe dinamikat e tij.
Paolo Maldini për më tepër u prek edhe nga virusi, bashkë me djalin e tij Daniel, por tani është shëruar dhe po mediton për vendimin që do të marrë për të ardhmen. Drejtori teknik i Milanit duhet të ketë një takim me Elliott për të kuptuar projektin, sepse duhet sqaruar gjithçka me detaje pas fjalëve të ish-kapitenit në lidhje me kandidaturën e Ralf Rangnik për trajner, fjalë që në Londër me siguri nuk janë pritur mirë.
Praktikisht, Maldini ka dëshirë të qëndrojë, por ka kushtet e veta. Ai kërkon të ketë një rol vendimmarrës për trajnerin dhe çështje të tjera të merkatos, fushës dhe dhomave të zhveshjes. Raporti me Ivan Gazidis, administratorin e deleguar, i vetmi që ka raporte me pronarët, është mjaft i mirë, megjithatë Maldini synon të ketë një zë më të fortë në projektin e ri, bashkë me Masarën. Është një rebus që duhet zgjidhur javët e ardhshme. Legjenda e Milanit dëshiron të vazhdojë në kupolën drejtuese të kuqezinjve, por më parë duhen pranuar kushtet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje