Politike

PD: Janë marrë 54 mostra dje, pse nuk analizohen tamponët e Shkodrës?

Partia Demokratike ngre akuza për fshehjen e rasteve me koronavirus në Shkodër dhe përmasat e epidemisë në kryeqendrën e Veriut.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan se kryeministri Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, sidomos të shkodranëve në këtë kohë pandemie.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71 ndërkohë që dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra.

“Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra!

Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo?”, shkruan Spahia në “Facebook”.

Ndër të tjera, ish-deputeti Spahia nënvizon se Rama po fsheh virusin, në vend se ta gjurmojë dhe trajtojë atë. Ai shton se filozofia e fasadës rrezikon të jetë edhe në këtë moment dhe se sipas tij është sjellje kriminale.

“Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!”, përfundon ish-deputeti.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2589811124679605&set=a.1717731625220897&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë