Ne rrjet

Kishin plan për sulm edhe në Shqipëri, kapen 5 terroristë të ISIS në Gjermani

Gjermania arrestoi sot pesë anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik ISIS në Westfali me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste kundër forcave amerikane.

Si një nga vendet më pro-amerikane në Europë, kjo qelizë terroriste planifikonte të kryente sulme edhe në Shqipëri. Autoritetet gjermane kanë zbuluar se xhihadistëve i ishte ofruar një shumë e majme parash për të sulmuar vendin tonë.

Të dyshuarit janë nga Taxhikistani me emrin Azizjon B, Muhammadali G, Farhodshoh K, Sunatullokh K, dhe Ravsan B.

Prokuroria Gjermane njoftoi sot se për të financuar planet e tyre, të akuzuarit mblodhën para në Gjermani dhe ia transferuan ISIS-it përmes agjentëve financiarë të vendosur në Turqi. Për të siguruar organizatën me fonde shtesë, i akuzuari Ravsan B. pranoi një “ofertë” me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri. Terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin sulmin me vrasje në Shqipëri, por autoritetet gjermane mësohet se janë në hetim e sipër se nga “kush ose ku” erdhi urdhri për sulmin terrorist në Shqipërisë.

Njëri nga të arrestuarit Ravsan B. (foto Der Spiegel)

“Së bashku të arrestuarit themeluan një qelizë terroriste në Gjermani. Fillimisht ata planifikuan të udhëtonin në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Më pas ndryshuan objektiv duke vendosur objektiv sulmet në Gjermani” tha prokuroria gjermane në një deklaratë.

Prokurori tha se anëtarët e Shtetit Islamik ishin në kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan nga të cilët morën direktiva. Qeliza e Shtetit Islamik planifikoi të sulmonte forcat amerikane në Gjermani, si dhe individë.

Po sipas gjermanëve, i akuzuari Ravsan B. dha udhëzime për prodhimin e pajisjeve eksplozive dhe zjarrit jokonvencional (USBV).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë