Mino Raiola mund Johan Krojfin. Diçka e pabesueshme, por ka ndodhur vërtet. Agjenti potent i futbollistëve, mes të cilëve mund të përmenden emra si Ibrahimoviç, Pogba, de Ligt, Donaruma dhe Baloteli, është holandezi që ka pasur më shumë influencë në botën e futbollit, sipas një sondazhi të revistës “Voetbal International”.
Raiola, sipas këtij sondazhi, ka pasur më shumë influencë se futbollistët e Ajaksit dhe të kombëtares holandeze të viteve ’70, me Krojfin simbol. Një skuadër që bëri revolucionin e futbollit total. Në këtë klasifikim special, Mino Raiola, 52 vjeç, që ka si pasaportën holandeze ashtu edhe atë italiane dhe që jeton në Montekarlo, qëndron para Ronald Koeman dhje Johan Krojf, i ndarë nga jeta katër vite më parë.

“Nuk jam një ikonë si Krojf, që me idetë e tij ndryshoi futbollin dhe influenca e tij zgjat prej 50 vjetësh dhe reziston edhe pas vdekjes së tij. Të jem para tij në këtë klasifikim është diçka speciale që më bën krenar, sepse është dashur shumë kohë që publiku të më kuptojë. Është diçka e bukur”, – ka thënë Raiola.
Klasifikimi i “Voetbal International” është bërë nga votat e ekspertëve të ndryshëm, të cilët i janë përgjigjur pyetjes: “Cilët janë 10 holandezët që kanë lënë më shumë shenjë në futboll?” Në listën me 50 emra figurojnë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportivë, drejtues, arbitra dhe ekspertë të marketingut të lidhur me klubet e futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje