Maqedonia e Veriut është bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që krijoi një aplikacion për gjurmimin e kontakteve të të infektuarve për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Aplikacioni “StopKorona” doli drejtpërdrejt në 13 prill dhe mund të instalohet në cdo smartphone. Ai ka në bazën e përdorimit të tij Bluetooth dhe paralajmëron përdoruesit nëse ata kanë rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, bazuar në distancën midis celularëve.
Aplikacioni, i shkarkuar më shumë se 5000 herë në ditën e parë që doli në Playstore, u krijua dhe iu dhurua autoriteteve maqedonase nga kompania softuer “Nextsense” me bazë në Shkup.
Vendi fqinj i është bashkuar kështu shteteve të tjera europiane që i kanë parë aplikacionet dixhitale si opsionin më të mirë për të kontrolluar përhapjen e COVID-19. Edhe pse organizatat e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë BE-në kanë shprehur shqetësim për kërcënimin që këto aplikacione paraqesin për të dhënat personale, ato kanë rezultuar deri më tani tejet efektive për izolimin e rasteve të reja.
Duke prezantuar aplikacionin, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se Maqedonia e Veriut po përpiqej të përdorë “të gjitha mjetet dhe mundësitë” për të luftuar epideminë, që në vendin fqinj u ka marrë jetën gati 50 personave. Ministri i Informacionit Damjan Manchevski tha që të gjitha të dhënat do të ruhen në mënyrë të sigurt.

“Këto të dhëna regjistrohen në një server të sigurt të Ministrisë së Shëndetësisë,” tha Manchevski të hënën. “Dhe asnjë përdorues tjetër nuk ka qasje në numrat celularë, dhe as nuk ka të dhëna të ruajtura në lidhje me zotëruesit e numrit celularë.”
“Nëse një person teston pozitivisht për COVID-19, ata duhet t’i paraqesin të dhënat e tyre në Ministrinë e Shëndetësisë, tha Manchevski, duke i lejuar aplikacionit të paralajmërojë përdoruesit e tjerë që kanë qënn kontakt ose afër me këtë person. Në varësi të minutave që keni qëndruar pranë tij, si dhe distancës, aplikacioni përcakton sa mundësi ka që të jeni infektuar.
Maqedonia e Veriut i është bashkuar kështu një sërë vendeve si Kina, Singapori, Izraeli dhe Rusia, të cilat kanë zhvilluar aplikacionet e tyre për monitorimin e përhapjes së koronavirusit celular, kryesisht duke përdorur Bluetooth, GPS dhe kodet QR. Qeveria kineze për shembull kodon qytetarët sipas nivelit të rrezikut.

Drejtori i “Nextsense”, Vasko Kronevski, megjithatë, tha se aplikacioni “StopKorona” i firmës së ti i është përmbajtur të gjitha kërkesave ligjore për mbrotjen e të dhënave.
“Ky është një aplikacion i lëvizshëm i bërë duke ndjekur praktikat më të mira në të gjithë botën për frenimin e koronavirusit,” tha ai. “Ai garanton mbrojtjen e plotë të privatësisë së përdoruesve. Suksesi do të varet nga përdorimi masiv i aplikacionit. Është e rëndësishme të theksohet se kemi përdorur metodat më të mira globale nga vende të ndryshme “
Një nga modelet që ka ndjekur kompania maqedonase është aplikacioni “TraceTogether” i Singaporit, i cili ndihmoi vendin aziatik të përmbante me sukses shpërthimin e Covid-19 brenda kufijve të tij, duke mbajtur madje bizneset dhe shkollat e hapura.
Sipas ekspertëve të mbrojtjes të të dhënave, modeli i aplikacionit të Maqedonisë së Veriut garanton që të dhënat do të ruhen vetëm në ato pajisje ku shkarkohet aplikacioni, përveç rasteve kur qytetarët ia dorëzojnë vullnetarisht ministrisë dhe vendosin të testohen, pasi janë paralajmëruar nga aplikacioni se mund të jenë infektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje