Futboll

Hudhër dhe çokollatë, rekomandimi i stafit mjekësor për Strakoshën me shokë

Gjithçka në të njëjtin plan, me të njëjtat mjete. Lacio e ka treguar gjatë këtij sezoni se ka një grup futbollistësh të bashkuar, shumë kompakt. Nuk ka xhelozi dhe as të privilegjuar, të gjithë ndihen të rëndësishëm për projektin e klubit.

Në pritje për të rifilluar stërvitjen në fushë, futbollistët e Lacios janë pajisur me mjetet e nevojshme që të stërviten të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ata përkrahin politikën e klubit, që po insiston për rifillimin e kampionatit, që titullit të vendoset në fushë. Përgatitja e ekipit mund të jetë e programuar në mënyrë uniforme falë “smart training”, seancave të ndjekura me anë të smartfonëve nga stafi teknik.

Lojtarët e Lacios në stërvitje. Gazeta Si, 16 prill 2020

Lacio i ka të gjithë lojtarët në Romë dhe të gjithë zbatojnë me përpikëri stërvitjen dhe dietën. Stafi mjekësor u ka rekomanduar futbollistëve të marrin vitamina C dhe D, nga një gram në ditë për tre muaj. Po ashtu, ata marrin një aspirinë në ditë për të evituar uljen e sistemit imunitar për shkak të sforcos fizike. Gjithashtu, për Strakoshën me shokë është rekomanduar të konsumojnë hudhër (mban tensionin e ulët dhe funksionon edhe si antibakter) dhe çokollatë (ndihmon zemrën dhe bën mirë për anën mentale në një moment, kur është shumë e lehtë të biesh në pesimizëm).

Por çokollata nuk duhet konsumuar në mbrëmje, sepse ka efekte për gjumin ashtu si dhe kafja. Edhe këto këshilla i ndihmojnë futbollistët e Lacios të jenë njësoj dhe në momentin e rifillimit të stërvitjes të jenë në gjendje të njëjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë