Kuvendi miratoi sot me disa ndryshime paketën e amendimeve në Kodin Penal që synojnë parandalimin e përhapjes së epidemive. Nuk pati asnjë reagim zyrtar nga PD. Por, Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazmend Bardhi shkruan në Facebook se gjibat dhe burgu nuk janë zgjidhja.
“Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës.
Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.
Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, shkruan Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje