Politike

KiE, NATO, OSBE: Kufizimet e lirisë të jenë përpjestimore dhe të përkohshme

Presidentët e Asambleve Parlamentare të Këshillit të Evropës, NATO-s dhe OSBE-së janë në një zë për masat që duhen ndërmarrë në këtë kohë pandemie.    

“Parlamentet luajnë rol thelbësor si ruajtëse të vlerave e të proceseve demokratike dhe të të drejtave themelore, si edhe ndihmojnë në rritjen e besimit të qytetarëve. Prandaj, është e rëndësishme që ato të vijojnë të funksionojnë gjatë kësaj krize, duke miratuar paketa ndihme ekonomike të papreçedente dhe masa për shëndetin publik, ndërkohë që përpiqen të sigurojnë kontrollin demokratik dhe kontrollin e ndërsjellë dhe balancimin e pushteteve aty ku është e mundur”, thuhet në deklaratë.

“Muajt në vijim – vijon deklarata – parlamentet tona do të kenë një rol kyç për të siguruar që masat emergjente të zbatohen si duhet dhe në përputhje me standardet demokratike, që kufizimet e lirisë të jenë përpjestimore dhe të përkohshme, që fondet e ndihmës ekonomike të shpërndahen aty ku duhet, dhe që të ruhen siguria dhe stabiliteti”.

“Organizatat tona mbeten të gatshme të mbështetin parlamentet kombëtare në këto përpjekje”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë