Politike

Kurti i shkruan Thaçit: Pas pandemisë shpall zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar sërish përmes një letre presidentit Hashim Thaçi, duke i kërkuar që të veprojë sipas Kushtetutës dhe të shpallë zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin që pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj, mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët – COVID-19 [sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi]”, thuhet në letrën e Kurtit.

Më 15 prill, presidenti Hashim Thaçi, përmes një letre ka kërkuar që brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Kurti të propozojë kandidatin për kryeministër për të formuar qeverinë e re.

Që nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, më 25 mars, Vetëvendosje ende nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Hashim Thaçi për të dhënë një emër të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë