Rend dhe Ligj

Arrestohet 62-vjeçarja, tentoi të fuste drogë në burg

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 62-vjeçare, pasi ka tentuar të fusë lëndë narkotike për djalin e saj në ambientet e paraburgimit.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasja me inicialet S. S, 62 vjeç, me banim në Vlorë.

Siç njofton policia, gruaja u ka thënë policëve se do të çonte ushqime në burg për djalin e saj, por pas kontrollit të ushtruar nga efektivët, janë gjetur 100 gramë canabis sativa.

Menjëherë, 62-vjeçarja ka përfunduar në pranga për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë