Futboll

E fundit nga Belgjika: Mund të luhet futboll me maska

Mark van Ranst, një virolog belg dhe konsulent i “Jupiler Pro League” (kampionatit elitar në Belgjikë), nuk e përjashton mundësinë që futbollistët të kthehen në fushë me maska dhe të luajnë me to në ndeshjet zyrtare.

“Me siguri është një rrugë që duhet marrë në konsideratë, – thotë Ranst për “Le Soir”. – Nuk është fjala për maska kirurgjikale, sepse janë të papërshtatshme. Në internet gjenden maska anti-infeksion që mund të mbahen nga futbollistët dhe çiklistët. Janë maska më komode, me të cilat mund të luhet futboll”.

Mark Van Ranst, virologu belg. Gazeta Si, 17 prill 2020

Imazhet e futbollistëve të Gremios, të cilët një muaj më parë hynë në fushë me maska në shenjë proteste, mund të kthehen në një normalitet në futbollin e kohës së koronavirusit. Të paktën në Belgjikë, ku aktualisht ka përplasje të forta mes Federatës dhe Ligës nga njëra anë dhe UEFA-s nga ana tjetër.

Drejtuesit e futbollit belg kërkojnë që të mbyllin kampionatet që tani (më 24 prill merret vendimi zyrtar në asamble), por kanë marrë kohë, pasi UEFA e kërcënoi Belgjikën se do t’i përjashtonte skuadrat e saj nga kompeticionet europiane. Gjatë kësaj jave klubet e “Jupiler Pro League” kanë nisur të stërviten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë