Futboll

Lëvizja surprizë te Juventusi, Sarri ka zgjedhur Milik për numrin 9

Mauro Ikardi ka një konkurrent të fortë, madje shumë të fortë, në garën për fanellën numër 9 të Juventusit: Arkadius Milik. Futbollisti polak jo vetëm që ka hyrë në listën e ngushtë të lojtarëve që sezonin e ri mund të vishen bardhezi, por edhe e ka parakaluar argjentinasin. Sipas të gjitha gjasave, Milik do të zërë vendin e Gonzalo Higuain te kampionët e Italisë.

Një lëvizje surprizë në kampin bardhezi. Situata ka ndryshuar, pasi Milik është zgjedhja e parë e trajnerit Mauricio Sarri, i cili e preferon para Ikardit jo vetëm për çështje teknike apo taktike. Polaku e njeh mirë Sarrin, Serinë A dhe mbi të gjitha është 26 vjeç, çka i lejon Juventusit të ulë moshën mesatare në skuadër. Për mënyrën e lojës, do të ishte partneri i duhur për Kristiano Ronaldon dhe Dibalën në sulm.

Arkadius Milik, 26 vjeç. Gazeta Si, 18 prill 2020

Për këtë arsye Anjeli, i cili i ka dhënë mbështetje maksimale trajnerit toskan, e ka dhënë tashmë miratimin edhe për blerjen e Milik. Paratiçi ka lëvizur paraprakisht dhe duket se ka marrë “ok”-in nga përfaqësuesit e sulmuesit polak. Dhe kuptohet që për këtë arsye ai e ka refuzuar deri tani propozimin për rinovimin e kontratës me Napolin, që i skadon në qershor të vitit 2021.

Për momentin është e vështirë të flitet për të dhëna dhe shifra, duke parë situatën e lidhur me emergjencës nga koronavirusi, por me siguri emri i Milik është ai më i nxehti në “tavën” e Juventusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë