Politike

Covid-19, PD: 70 mijë punonjëse të fasonerisë në rrezik

Partia Demokratike thotë se 70 mijë punonjëse në sektorin e fasonerisë janë sot me të rrezikuara se kurrë për t’u infektuar me koronavirus dhe për këtë fajëson drejtpërdrejtë Qeverinë që lejon ende aktivitetin e këtyre fabrikave.

“Kjo vetëm sepse Edi Rama refuzon t’i përdorë paratë e taksave të shqiptarëve për t’u paguar rrogat këtyre punonjësve në vend të koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekret. Faktet janë tronditëse, gra dhe vajza punonjëse në fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus. Po sa të tjera janë të infektuara që u refuzohet testimi? Sa prej tyre kanë infektuar edhe familjarë e të afërm?”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri.

Sipas opozitës, buxheti i shtetit është në gjendje që të përballojë koston e pagave të 70 mijë punonjësve në këtë sektor. PD përllogarit se shuma totalë nuk shkon rreth 15 mln euro.

“Këto fakte tregojnë se për Edi Ramën vlejnë më shumë milionat korruptive që bashkëndan me oligarkët, sesa 15 milionë euro paga të punonjësve që do të mbronin jetën dhe shëndetin direkt të 70 mijë punonjesve të fasonerive, e mijëra të tjerëve që janë familjarë e të afërm të tyre. Me propagandë nuk ushqehen shqiptarët dhe as nuk mbrohet jeta e tyre”, deklaron Pampuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë