Të shfrytëzosh gjerësinë dhe të mbulosh mirë fushën, për të bërë pastaj goditjen. Fjala është për goditjen në merkato, në një territor sa më të gjerë. Ky është principi i strategjisë së Milanit të ri, që ka nisur të vëzhgojë për talente kudo në botë. Manovra e drejtuesve të klubit kuqezi nis nga shumë larg, nga fundi i botës.
Monkada, përgjegjësi i sektorit të skautëve (zbuluesve të talenteve) kuqezi, sjell video talentesh për Maldinin dhe Masarën, respektivisht drejtor teknik dhe sportiv të Milanit, dhe ata vendosin për blerjen ose jo të tyre. Deri pak vite më parë, ky lloj aktiviteti ishte i lidhur vetëm me sektorin e të rinjve, por në futbollin e sotëm kufijtë nuk ekzistojnë më.

Dhe një klubi si Milani, që kërkon të kthehet më majat e futbollit botëror, i duhet të arrijë para të tjerëve te talentet e së ardhmes. Kjo është thelbësore në strategjinë e ringritjes. Është një punë e madhe për t’u bërë, duhet një vëzhgim i kujdesshëm, një vlerësim i saktë për të zbuluar profilet adapte dhe për t’i veshur me fanellën e Milanit. Ky është hapi i parë i klubit të madh italian. Milani ka investuar për lojtarë të perspektivës si Teo Hernandez, Benaser, Rafael Leao dha Leo Duarte, ndërkohë që kërkon të blejë edhe kartonin e Rebiç. Por kjo nuk mjafton.
Rrjeti i zbuluesve të talenteve të Milanit është i shtrirë në gjithë botën, kryesisht në Amerikën Latine, ku vëzhguesit kuqezi, janë 13 të tillë, punojnë për Maldinin dhe Masarën. Ata analizojnë çdo të dhënë të lojtarëve të rinj të talentuar, për të përzgjedhur një grup të kufizuar që mund të jenë të denjë për fanellën kuqezi. Është një strategji që kuptohet se nuk mund të japë rezultat menjëherë, duhet pak kohë. Pak a shumë, është e njëjta strategji si e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili, falë bashkëpunëtorëve që ka në gjithë botën, arrin të blejë talente që më pas i shet me një vlerë shumëfish më të madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje