Pas më shumë se 3 muajsh, 104 ditë për të qenë të saktë, Vuhan Zall, skuadra e qytetit kinez epiqendër të pandemisë Covid-19, është kthyer në shtëpi. Lojtarët dhe stafi teknik kanë mbërritur në stacionin kryesor të qytetit me një tren super të shpejtë nga Guangzhou.
Për të pritur trajnerin Zhoze Gonzalez dhe futbollistët e tij, të gjithë duke respektuar në mënyrë rigoroze rregullat, kishin dalë me qindra tifozë, të cilët kanë kënduar kore dhe këngë për nder të skuadrës, duke u dhuruar edhe tufa me lule idhujve të tyre.
Të mërkurën, më 22 prill, Vuhan Zall do të kthehet në stërvitje, dhe pse nuk është saktësuar ende data e rifillimit të kampionatit kinez. Skuadra po përgatitej në fillim në shtëpi dhe më pas në Guangzhou, por për të mos u rrezikuar nga pandemia, në fund të majit fluturoi drejt Spanjës, në Malaga, për të vazhduar fazën.
Por me mbërritjen e virusit në Spanjë, skuadra e Vuhan vendosi të kthehej në Kinë, ku numri i të infektuarve ishte në rënie të dukshme. Megjithatë, me mbylljen e kufijve dhe anulimin e shumë fluturimeve, mbeti në Gjermani, në pritje për të fluturuar drejt Kinës. Sapo skuadra mbërriti në Shenzen, u fut në karantinë për tri javë, për t’u zhvendosur më pas në Foshan për të vazhduar stërvitjen. Vuhan Zall iu dha dje leja për të marrë trenin për t’u kthyer në qytetin me 11 milionë banorë, ku ka pasur festë për kthimin e skuadrës së futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje