Politike

Rama: Mos hapni bizneset nëse s’jeni te lista e e-Albanias

Kryeministri Edi Rama thotë se dyqane joushqimore me objekt aktiviteti krejt tjetër nga ato çka lejon ligji duke filluar nga dita e hënë kanë lajmëruar se do të hapen. Ai u kujton pronarëve të këtyre bizneseve që të bëjnë kujdes, pasi mund të penalizohen nga ligji.

“Bizneset e lejuara në bazë të urdhrit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme janë të publikuara në portalin e-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore”, shkruan Rama.

Hapja e bizneseve që nuk ndodhet në listën e publikuar, Rama thotë se është e paligjshme, ndërsa për bizneset që janë të përfshirë në këtë listë do të duhet të marrin lejen për ushtrimin e aktivitetit nga e-Albania.

“Hapja e çdo aktiviteti jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-Albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje, edhe lejen për ushtrimin e aktivitetit në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet”, sqaron Rama.

Në fund, kreu i Qeverisë paralajmëron se nga java e ardhshme mund lista e bizneseve që mund të hapen mund të zgjerohet edhe më tej, duke filluar nga java e ardhshme, por gjithmonë, thotë ai, duke parë ecurinë në luftën kundër pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë