Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po strehon në hotele të riatdhesuarit për të shpërblyer deputetët e vet.
“Më 29 mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Konvaleshencën në Durrës”, deklaroi ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi.
PD ngre pyetje se përse nuk përdoret konvaleshenca si karantinë. “Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?”, thotë Gjunkshi.
Opozita akuzon për pazare të shëmtuara edhe në kohë të vështira për qytetarët/.
“Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet”, thotë Gjunkshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje