Ne rrjet

SHBA: Duam të hyjmë në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA po përpiqet të hyjë në Kinë me anë të një grupi ekpertësh për të hetuar shpërthimin e koronavirusit dhe për të zbardhur të vërtetën në lidhje me pandeminë. Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën për fshehjen e informacioneve të sakta në lidhje me shtrirjen e virusit brenda vendit.

Shtetet e Bashkuara po hetojnë zyrtarisht nëse Covid-1 e ka pasur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë.

Në një deklaratë të mëparshme Trump i ka bërë thirrje dhe OBSH që të bëjë punën e saj duke çuar ekspertë në Kinë për të vlerësuar situatën.

“Sikur OBSH të bënte punën e saj për të futur ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për të thirrur mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij me shumë pak vdekje”, theksoi presidenti i SHBA.

Ndërkohë ashtu si qeveria kineze dhe zyrtarët e Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar mbi Biosigurisë në Wuhan hodhi poshtë në mënyrë agresive pretendimet e SHBA se ky laborator mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

Në SHBA numri i personave të prekur nga COVID-19 arriti të dielën në mbi 735,197 ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 39 mijë vetë sipas të dhënave të universitetin Johns Hopkins. Nju Jorku vazhdon të mbetët shteti më i prekur nga pandemia në vend. Mëngjesin e së dielën, numri i rasteve të konfirmuara në rang shteti i kishte kaluar të 240 mijët. Të shtunën guvernatori i shtetit Andrew Cuomo tha se disa tregues sikurse shtrimet në spital po përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që kriza ka arritur në një pikë kthese. Zoti Cuomo tha se të premten ishin regjistruar 540 raste të reja vdekjesh si pasojë e virusit nga 630 një ditë më parë, shifra kjo më e ulët që nga 1 prilli.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë