Enkelejd Alibeaj thotë se Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Pse? Ai publikoi në Facebook një video ku shfaqen qëndrime të shkëputura të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës.
“Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si ‘sekret’. Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi. Ndaj për këtë Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve”, thotë Alibeaj.
Si çdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha, sipas tij, dëshmoi se interesi i PD është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. “Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak”, nënvizon Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje