Ne rrjet

Grenell kundërshton Kurtin: S’kam folur kurrë për shkëmbim territoresh

I dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka hedhur sërish poshtë sot diskutimin apo ndjekjen e një agjende për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka hedhur poshtë deklarata e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se Grenell ishtë në një mendje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaç

Gjatë bashkëbisedimit, të organizuar nga gazetarët ndërkombëtarë në Vjenë, Kurti sërish theksoi bindjen se presidenti i Kosovës, i dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh. Ai tha se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Mund të jetë e mundur që zoti Grenell është çorientuar nga presidenti Thaçi, por mbase është tunduar po ashtu që të përfitojë pikë politike për të zgjidhur një konflikt njëshekullor”, tha zoti Kurti.

Duke reaguar ndaj deklaratave, ambasadori Grenell shkroi se: “Nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkroi ai.

Albin Kurti, Gazeta Si, 2020

Kosova aktualisht po qeveriset nga kabineti në detyrë i zotit Kurti, i cili më herët gjatë ditës ritheksoi qëndrimin e tij që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë së COVID-19 dhe kundërshtoi përpjekjet për krijimin e një qeverie të re pas rrëzimit të qeverisë së tij.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të paralajmërimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi një ditë më pare se gjatë kësaj jave do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të kemi edhe më tej qëndrimin tonë se pas mocionit të mosbesimit dhe pas kalimit të pandemisë vendi ynë duhet të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare sepse është rrënuese për demokracinë qasja me të cilën dëshiron të rrëzosh qeveri pa qenë i gatshëm për zgjedhje të reja. Është qasje tjetërsuese dhe manipulative. Unë e kuptoj që është më mirë që të kishim qeveri tamam me mandat të plotë se sa në detyrë por nuk ka detyrë që kjo qeveri nuk po e kryen dhe nuk është faji ynë që jemi qeveri veç se në detyrë’, tha kryeministri Kurti.Kryeministri në detyrë e quajti presidentin e vendit ‘figurë ceremoniale’ që sipas tij nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit. Ai tha se presidenti po tenton të formojë dhe të drejtojë vullnet politik në Kosovë.

Thaçi, tha po ashtu të dielën se duhet të hiqen tarifat dhe reciprociteti ndaj Serbisë në mënyrë që të forcohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për Kosovën.

Deklarata e presidentit u mbështetet nga ambasadori Richard Grenell, i cii tha se sapo të hiqen tarifat dhe masat e reciprocitetit, (mbase këtë javë),  bisedimet mes dy palëve do të fillojnë seriozisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë