Radhët e pacientëve që prisnin me padurim të shtroheshin në spital janë zhdukur, dhe skenat që përlotën mbarë Italinë me repartin e mbushur me njerëz të pacientëve, mjekë dhe infermierë të rraskapitur që shiheshin duke u ngjitur dhe zbritur për të përballuar pacientët, radhët e ambulancat në hyrje për të sjellë pacientët e infektuarit janë zëvëndësuar nga qetësia.
Spitalet e Bergamos ishin për herë të parë sot pas dy muajsh bosh. Të paktën tani për tani, ky makth i ka lënë pas. Dhoma e urgjencës e spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo ishte sot bosh: korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë. Edhe një herë numri i qasjeve është normal.
“Ne po marrim frymë përsëri. Pas periudhes tragjike, ulja e rasteve të Covid-19 po bie gradualisht dhe po kthehet në një situatë gati normale ”.
Kryetari i Bergamos ka postuar sot foton e kishës së varrezave, me mbishkrimin: “Më në fund nuk ka më arkivole”.

Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, sot në Italia numri i rasteve aktive është ulur. Vendi fqinj ka shënuar 454 viktimave të reja. Bilanci ka ardhur duke u ulur për një jave rresht, duke ngjallur shpresë se Italia po lë pas krahëve krizën më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ka bërë të ditur edhe rekrutimin e 1.500 punonjësve socialë dhe shëndetësorë në rezidencat për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit dhe të burgosurit.
“Mbi 943 mijë italianë janë testuar për koronavirusin. Duke kombimuar testimet në mase, aplikacionet për monitorimin e të prekurve dhe masat për të identifikuar rastet pozitive, ne mendojmë se mund të vihet në punë një strategji më efektive sesa rruga që kemi ndjekur deri më tani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje