Futboll

Tetë klube italiane kundër rifillimit të garës

Çfarë efektesh juridike mund të kenë futbollistët apo klubet, nëse kampionati do të ndërpritej sërish për shkak të infektimit nga Koronavirusit? Është një nga tre çështjet e shtruara për Federatën Italiane të Futbollit nga tetë klube, që janë kundër rifillimit të garës. Një çështje që këto klube e shtrojnë në prag të asamblesë Ligës, që do të mbahet të martën.

“Mund të ketë rreziqe të tjera të paparashikueshme për klubet, që do t’i shtohen situatës aktuale. Mund të ketë dëme të pallogaritshme në të ardhmen”, – lexohet në dokumentin që klubet kundër rinisjes së kampionatit kanë përgatitur për t’ia dërguar Ligës.

Në listën e klubeve që janë kundër rifillimit të kampionatit bëjnë pjesë Parma, Spali, Breshia, Torino, Sampdoria, Udineze, Bologna dhe Fiorentina. Janë klubet e tre shqiptarëve, Kastriot Dermakut (Parma), Etrit Berishës (Spal) dhe Emanuele Ndojit (Breshia). Në këtë listë nuk bëjnë pjesë klubet e mëdha të Serisë A dhe duket e vështirë që zëri i tetë klubeve “opozitare” të merret në konsideratë.

Asambleja e Ligës në Itali është parashikuar ta mbahet nesër dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimet do të marrin klubet e përmendura më sipër, nëse pretendimet e tyre nuk do të merren parasysh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë