Në debatin e fortë për rifillimin e mundshëm të kampionateve në Itali ka ndërhyrë edhe ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni. Ai e shpreh qëndrimin e tij në mënyrë shumë të qartë: “Jam një njeri i sportit dhe nuk do të jem unë ai që e nënvlerëson futbollin, por tani e ndjej të them se futbolli nuk është një urgjencë, – u shpreh Berluskoni në një lidhje direkt me “Porta a Porta”. – Më mirë të flasim pas muajve të verës”.
Një deklaratë e rëndësishme, që me siguri do të ketë një peshë në përplasjet mes Federatës Italiane të Futbollit dhe qeverisë për dhënien e “ok”-it për rifillimin e kampionatit. “Nuk besoj se rinisja e kampionatit është një zgjidhje e mirë. Të luash me dyer të mbyllura është shumë e trishtë, pastaj gjithsesi ka kontakte fizike mes futbollistëve”, – ka shtuar ish-presidenti i Milanit, duke shprehur pikëpamjen e tij kundër rifillimit të shpejtë të Serisë A.
Ka folur në këtë emision edhe Adriano Galiani, një figurë e njohur e futbollit në Itali, sot administrator i Moncës së Berluskonit, ashtu si në kohërat e Milanit. “Protokolli i hartuar nga Federata po shihet nga qeveria, por është me kosto shumë të lartë dhe klubet e Serisë B dhe C do të kenë të pamundur. Këto klube nuk i kanë buxhetet për të përballuar këto shpenzime. Nuk mund ta zbatojmë këtë protokoll shumë të kushtueshëm”, – ka thënë Galiani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje