Politike

PD: U premtua falja, por Qeveria rrit taksat për biznesin e vogël

Partia Demokratike akuzon Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se gënjejnë kur thonë që i kanë falur taksat biznesit të vogël. Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se me përjashtim të tatim-fitimit që është shtyrë në kohë, pjesa tjetër e taksave jo vetëm që paguhet, por edhe më shumë se vjet.

“Kështu një biznes, një dyqan, duhet të paguajë 25 mijë lekë më shumë taksa, pra sa një rrogë minimale për një punëtor. Biznesi do të paguajë 11% më shumë se sa vjet ndonëse ekonomia në total do të zbresë sa 5% e GDP dhe konsumi pritet të zbrezë më shumë se 11%”, deklaroi Tabaku.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3071150686306209

Opozita e cilëson kriminale rritjen e taksave në këtë periudhë emergjence.

“Qeveria i kërkon këtij biznesi të paguajë taksa më shumë megjithëse ka 2 muaj që nuk hap qepenat fare. Në vend që të ndihmojë njerëzit dhe bizneset të përballojnë krizën, qeveria i gënjen dhe ju rrit taksat atyre. Të rrisësh taksat në këtë periudhë emergjence nuk është vetëm kundër logjikës së tregut, të rrisësh taksat sot eshte kriminale!”, vijon ish-deputetja demokrate.

Tabaku thotë se qytetarët janë braktisur nga shtetit.

“Fatkeqësisht, qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar”, mbyll deklaratën e saj ish-deputetja Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë