Futboll

U infektua nga koronavirusi, lojtari i Montpelje del nga koma

Është përmirësuar së fundi gjendja shëndetësore e Junior Sambia, mesfushorit të Montpeljesë, i infektuar nga koronavirusi ditë më parë. “Equipe” bën me dije se futbollisti ka dalë nga gjendja e komës, nuk është më i intubuar dhe se arrin të marrë frymë vetë.

Sambia po luan në spital ndeshjen e tij më të vështirë. Për shkak të gjendjes së rëndë që po kalonte, 23-vjeçari iu nënshtrua terapisë intensive. Agjenti i futbollistit i ka thënë “Le Parisien” se Sambia është transferuar në një spital tjetër: “Ka vuajtur për tri ditë dhe të martën shkoi në spital, ku gjendja e mushkërive të tij u përkeqësua. U transferua në një strukturë tjetër spitalore, ku vendosën që të futej në gjendje kome”.

Tashmë Sambia ka dalë nga kjo gjendje, duke dhënë sinjale pozitive. Rasti i mesfushorit të Montepljesë është ndër më të rëndët sa i takon botës së futbollit në kohën e pandemisë së koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë