Presidenti Ilir Meta thotë se i qëndron kauzës së 2 marsit, kur ftoi qytetarët në protestë për të mbrojtur, sipas tij, Kushtetutën dhe rendin kushtetues.
“Pa asnjë diskutim, që kjo është një kauzë që qëndron deri në rivendosjen e plotë të normalitetit kushtetues në vendin tonë dhe unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në këtë përpjekje për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës dhe për të pasur një shtet funksional, të cilin për fat të keq nuk e kemi ende për ato arsye që dihen”, deklaroi ai në një intervistë për Neës24.
Sipas Metës afrimi dhe bashkëpunimi institucional me Parlamentin, që më 2 mars e deklaronte ilegjitim diktohet nga situata në të cilën ndodhet vendi. Ai mendon se nuk ka asnjë inkoherencë në qëndrimet e tij.
“Nuk mund të thuash se ka një inkoherencë midis këtij mesazhi, këtij qëndrimi sigurisht të bërë në një kohë tjetër dhe me një atmosferë tjetër me përmbushjen e përgjegjshme të detyrimeve të Presidentit në një situatë të jashtëzakonshme, siç është kjo e fatkeqësisë, apo e kësaj pandemie, ku ajo që ka bërë Presidenti është pikërisht që ka bashkëpunuar dhe ka kontribuar për të pasur në këtë fushë të Kodit Penal për mbrojtjen e shëndetit publik, që kishte një boshllëk të qartë, një legjislacion sa më demokratik, sa më europian dhe ndoshta më të avancuarin në kontinent”, u shpreh Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje