Politike

Rama: S’kemi tendera sekretë. Spaho: Botoji, dy minuta duhen

Kryeministri Edi Rama tha pak orë më parë se, “nuk ka tendera sekretë, e as kontrata sekrete”.

“Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave, që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete, nuk do ishin publike”, – u shpreh kryeministri.

Ky pohim i Ramës nuk ka bindur PD-në. Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho tha se, Ramës i mjaftojnë vetëm dy minuta që të publikojë kontratat e tenderave, që ka denoncuar opozita.

“Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të medias dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize. Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë”, tha Spaho.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë