Rend dhe Ligj

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor “Trushi”, është arrestuar shtetasi shqiptar Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, banues në Trush, Shkodër.

53-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë