Rend dhe Ligj

Plagosi dy qytetarë, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Uniformat blu thonë se kanë arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka plagosur dy shtetas të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasin Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26 prill ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë