Futboll

Asambleja e Përgjithshme e FSHF më 11 maj, vendoset për fatet e sezonit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e radhës, jo në një sallë të institucionit, por me anë të një video-konference, për të shmangur rrezikun e infektimit nga Covid-19.

Në mbledhje është diskutuar për situatën që po kalon futbolli shqiptar në pandeminë e koronavirusit. Komiteti vendosi që Asambleja e Përgjithshme 2020 të zhvillohet më 11 maj, edhe ajo me video-konferencë. Asambleja do të zhvillohet pas më pas se dy javësh dhe atëherë do të jetë e pamundur që pjesëmarrësit të jenë fizikisht në sallë, nëse kemi parasysh situatën që po kalon vendi.

Me siguri në Asamble do të diskutohet për mbylljen e sezonit aktual, formulën që do të aplikohet dhe çështje të tjera të rëndësishme. Në mbledhjen e sotme janë miratuar gjithë materialet që do t’u dërgohen antarëve një javë para zhvillimit të Asamblesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë