Politike

Tenderat sekretë, PD i kërkon KLSH-së të hetojë: Janë 17 copë

Partia Demokratike i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit që të hetojë, sipas opozitës, abuzimin me tenderat e hedhur për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, e që janë klasifikuar si sekret shtetëror.

“Bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore, apo mjeteve mbrojtëse mjekësore antiCOVID”, thotë PD.

Për opozitën procedurat e ndjekur provojnë se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se ka rritje fiktive të çmimeve për mallrat e prokuruara.

“Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi drejtuar KLSh-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë