Pas Belgjikës dhe Holandës, edhe Argjentina e deklaron përfundimisht të mbyllur kampionatin për shkak të pandemisë së koronavirusit. E ka pohuar vendimin në një intervistë për “Tnt Sports” presidenti i Federatës Argjentinase, Klaudio Tapia, i cili është shprehur:
“Të gjithë kampionatet janë mbyllur dhe nesër ky vendim do të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv në një mbledhje me videokonferencë. Do të kthehemi vetëm kur autoritetet shëndetësore do të na lejojnë. Do të ketë futboll vetëm kur të jetë momenti i duhur”.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Argjentinase do të përcaktohen edhe detajet e tjera, së pari a do të ketë një titull kampion e më pas për skuadrat që shkojnë në Kupën Libertadores. Mësohet se nuk do të ketë skuadra që bien nga kategoria këtë herë. Ndeshja e fundit që është zhvilluar në Argjentinë para se kampionati të pezullohej, është ajo e 10 marsit mes Estudiantes dhe Racing Klub, që u mbyll 1-2. Me këtë stop përfundimtar, aktivitetit duhet të rifillojë në shtator, por gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje