Futboll

Franca “ngrin” futbollin, deri më 1 gusht s’ka kampionat

Nuk do të ketë ndeshje futbolli, të paktën deri më 1 gusht. Futbolli do të nisë një sezon të ri në Francë për Ligën 1 dhe 2. Qeveria e ka marrë vendimin, duke i dhënë rëndësi aktivitetit produktiv, ndërsa futbolli duhet të presë.

Kryeministri Edouard Philippe është shprehur se ndeshjet e futbollit paraqesin rrezik, pasi mobilizojnë shumë persona të tjerë, përveç protagonistëve në fushë. Në këto kushte, futbolli francez do të bazohet te renditja e javës së fundit të zhvilluar në fushë, javës së 20-të. Një vendim që shuan shpresat e disa klubeve që prisnin rifillimin e kampionatit më 17 qershor.

Një zgjedhje që rëndon financat e klubeve. PSG, pavarësisht se konfirmohet kampione e Francës, rrezikon të humbë më shumë se 200 milionë euro. Lioni, në vend të shtatë në kampionat, rrezikon të qëndrojë jashtë kompeticioneve europiane, ku kthehet Olimpik Marsejë, që mban vendin e dytë. Në fund të verës futbolli do të rinisë me një kontratë të re të të drejtës televizive, që garanton 1.1 miliard euro në vit, deri në 2024-ën.

Ka ende zëra se do të tentohet nga Liga mbyllja e sezonit, duke rifilluar në gusht e për ta mbyllur në dhjetor. Më pas, do të niste një sezon i ri, sipas vitit kalendarik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë