Michel D’Hooghe, mjeku belg që është edhe president i komitetit mjekësor të FIFA-s, është kundër rifillimit të kampionateve të futbollit pa kaluar një periudhë tremujore. Ai e ka bërë të ditur qëndrimin e tij për “Daily Telegraph”.
“Jam skeptik, – thekson D’Hooghe. – Nuk mund të kthehen skuadrat në fushë para fundit të gushtit apo fillimit të shtatorit. Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Do të isha i kënaqur që sezonet e ardhshme të vazhdojnë pa probleme dhe do të isha shumë i lumtur të shikoja futbollin të riniste. Por së pari duhet të evitojmë kthimin e virusit. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse është një çështje jete ose vdekje”.
Një paralajmërim i qartë nga një ekspert se futbollit i duhet të presë ende disa muaj. Deri tani disa kampionate, si Belgjika, Holanda, Argjentina dhe së fundi Franca, kanë vendosur të mbyllin kampionatet. Dhe me sa duket, edhe kampionate të tjerë pritet të ndjekin këtë rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje