Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Aleksandër Muratajt për ndryshim të masës së sigurisë.
Murataj kishte apeluar për ndryshim të masës personale të tij të sigurisë.
Aleksandër Murataj është dënuar për grabitjen e blindave të transfertave monetare në Rrugën e Rinasit, në vitin 2017.
Ai është vëllai i Admir Murataj që mbeti i vrarë pas grabitjes brenda aeroportit “Nënë Tereza”, gjatë grabitjes së 9 prillit të një viti më parë.
Aleksandër Murataj i dënuar 16 vjet për grabitje, mori leje për të shkuar në varrimin e babait.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt në vitin 2019, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka ndërruar jetë gjatë atij viti.
Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro. Te “Burgjet” në atë kohë është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë në varrimin e të atit, në Tropojë.
Ndërkohë, nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje