Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Ervin Kurtullën.
Kurtulla është tregtari, që u arrestua bashkë me Eduart Strugën, ish-drejtor i Burgut 313 në Tiranë.
Në prangat e policisë në atë kohë ra edhe Florin Ahmeti, ish-shef logjistike në Burgun 313 në Tiranë, nën dyshimin për korrupsion.
Dy zyrtarët u arrestuan pasi dyshohet se morën 550 lekë nga biznesmeni, në shkëmbim të marrjes së lejës së minimarketit, që ndodhet brenda burgut “313”.
Për të tre këta shtetas SPAK kishte depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje