Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Përdodën, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lalm të Vjetër, ku u ekzekutuan Kol Murrani dhe Preng Simoni.
Autori i vrasjes, Aleksandër Perdoda u arrestua dje nga policia dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, për përkrahje të autorit të krimit.
Policia në njoftimin zyrtar tha se Përdoda ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.
Aleksandër Përdoda ka rezultuar person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Ndërkohë, Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e vëllait të tij si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje