Një helikopter ushtarak kanadez, pjesë e forcave të NATO-s në Mesdhe ka humbur kontaktet mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte duke flutuar mbi Detin Jon.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare mes Italisë dhe Greqisë, disa kilometra në perëndim të ishullit grek Qefalonia.
Mediat greke thonë se në bordin e helikopterit ndodheshin 6 persona, që të gjithë personel ushtarak i NATO-s.
Të njëjtat burime deklarojnë se në drejtim të autoriteteve greke nuk ka mbërritur asnjë sinjal ndihme dhe se zona ku është rrëzuar helikopteri është në përgjegjësinë e palës italiane.
Helikopteri Sikorsky CH-124 Sea King ishte ngritur në fluturim nga luftëanija kanadeze, HMCS Federicton, që është pjesë e forcave të NATO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje