Në takimin e fundit mes kancelares Angela Merkel, ministrave dhe presidentëve rajonalë, nuk është marrë një vendim për rinisjen e kampionatit të futbollit. Gjithçka është shtyrë për të mërkurën, ndërsa skuadrat kanë nisur testimet për të qenë gati për stërvitjen në grup.
Bundesliga nuk e ka marrë “ok”-in nga politika. Gjatë video-konferencës mes kancelares Merkel dhe ministrave është diskutuar për protokollin e higjienës dhe të sigurisë, sipas ilustrimeve të Ligës javën e kaluar, por vendimi është shtyrë për të mërkurën e ardhshme, kur do të zhvillohet mbledhja e ministrave. “Duhet parë me shumë kujdes projekti i rifillimit, pastaj do të marrim një vendim të qartë për sa i përket aktivitetit sportiv”, – ka thënë Merkel.

Bundesliga shpresonte që të riniste më 9 maj, një datë që shihej si më e përshtatshmja, pasi skuadrat kanë zbritur në fushë që më 6 prill, por futbollistët nuk stërviten të gjithë bashkë, vetëm në grupe të vogla. Nga sot kanë nisur testet nga afër për të gjitha skuadrat: dy tamponë në pak ditë për të minimizuar rrezikun e një infektimi të mundshëm. Pas rezultateve mund të nisë stërvitja në grup, ndërkohë që nuk ka dyshime për zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura.
Pas paraqitjes së testeve mbi sigurinë, ditët e fundit kishte ardhur aprovimi i ministrave të sportit rajonal dhe punës, por disa guvernatorë kanë qenë kundër rinisjes së shpejtë të kampionatit. Sidomos ata që nuk kanë skuadra në Bundesligë në territorin e tyre. Kancelarja Merkel ka vendosur për hapjen e muzeve, kopshteve zoologjike dhe parqeve të lojërave. Kampionati gjerman është ndalur më 13 mars, pas javës së 26-të. Kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 9 javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje