Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Arrestimet janë ndërmarrë nga forcat e policisë së Fierit në operacionin e koduar “Laboratori”. Policia njofton se në pranga u ra 48-vjeçarja me inicialet Q.K. dhe 22-vjeçari me inicialet A.K., familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit A.K., 53-vjeç, banues në Mbrostar të Fierit dhe 33-vjeçari F.B., banues në Kosovë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.
Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje