Rend dhe Ligj

I kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar me një 35-vjeçar të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia me qëllim ekstradimi.

Bëhet fjalë për personin Besmir Alian, banues në Peshkopi, Dibër, i cili është mundur të kapet falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia.

Siç njofton policia, kapja dhe arrestimi është bërë, pasi 35-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë