Humbjet që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit në mbarë botën janë në shifra të frikshme. Edhe sporti po e vuan shumë këtë situatë, sepse prej pezullimit prej dy muajsh të aktiviteteve nuk po gjeneron të ardhura.
Sipas “Espn”, humbjet e sportit në Amerikë shkojnë deri në 12 miliardë dollarë, pas humbjes së mijërave vendeve të punës dy muajt e fundit. Më e keqja është se kjo shifër mund të dyfishohet, nëse nuk nisin sezonet për kolegjet e futbollit dhe kampionatin kombëtar të futbollit amerikan (NFL), të parashikuara për në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit. Një situatë vërtet alarmante.
Po kaq shqetësuese është situata edhe në Europë, ku klubet çdo ditë ngrenë zërin për rifillimin e aktiviteteve për të mos shkruar drejt falimentimit, pasi zvarritja është vërtet e gjatë. Madje, disa vende, duke parë këtë situatë, kanë vendosur t’i mbyllin zyrtarisht sezonet, për të riparë ndërkohë çështjen e kontratave me lojtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje