Ne rrjet

Boris Johnson i vë djalit një kombinim emrash të doktorëve, që i shpëtuan jetën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds i kanë vënë djalit të tyre të porsalindur emrin e doktorëve që i shpëtuan jetën. Ai është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Të voglit i është vënë emri i mesëm Nicholas është në nder të dy mjekëve që trajtuan Boris Johnson ndërkohë që ishte nën kujdes intensiv pas infektimit me koronavirus, muajin e kaluar.

Wilfred është emri i gjyshit të Boris, Lawrie gjyshit tim, Nicholas është emri i Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart, dy mjekët që i shpëtuan jetën Borisit,  muajin e kaluar”, shkruante Carrie Symonds në llogarinë e saj private në Instagram të Shtunën. “Faleminderit shumë, shumë për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit që u kujdes për ne aq mirë. Nuk mund të isha më i lumtur. Zemra ime është plot,” shtoi ajo.

Johnson u kthye në punë të hënën, pasi u bë lideri i parë botëror që u infektua me koronavirus në mars. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar kaloi tre net në kujdes intensiv në fillim të prillit, përpara se të përmirësohej. Symonds tha më parë në Twitter se ajo ishte infektuar me koronavirus, por se e kishte kaluar me simptoma më të lehta se kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë