Rend dhe Ligj

Dhunuan policin, arrestohen tre të rinj që po festonin në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 3 persona, pasi kanë dhunuar një punonjës policie, i cili u kishte bërë thirrje të ndalnin festimin në një lokal.

Policia thotë se të rinjtë, njëri prej tyre pronar, kanë qenë duke festuar në një lokal ndërsa policia ka ndërhyrë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B., një ambient i përshtatur si lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy shtetasit e tjerë K. T., dhe N. K.

Siç njofton policia, tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Pas veprimeve hetimore, janë arrestaur në flagrancë shtetasit me inicialet F. B., 19 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë