Rend dhe Ligj

Aksidentoi me makinë policin e burgut të Peqinit, ndalohet Bledar Muça

Policia e Elbasanit ka arrestuar Bledar Muçën, i cili akuzohet se ka përplasur me makinë efektivin e policisë së burgjeve, Hekuran Pishën, teksa ky i fundit po qarkullonte me motor.

Bledar Muça është një emër jo pak i njohur në Elbasan, pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe sërisht është liruar nga gjykata.

Ndërsa efektivi i policisë momentalisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak.

Muça është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Elbasanit pasi akuzohej se kishte qëlluar me armë ndaj dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit teksa këta të fundit po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça njihet si një mik shumë i afërt me familjen “Çapja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë