Politike

Vasili: Cili ishte rezultati në 8 javë? Masat të hiqen ose të tregohet vërteta

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate nga selia e partisë, deklaroi se masat shtrënguese të marra për 8 javë nuk patën asnjë efekt në Shqipëri, pasi kurba e përhapjes së virusit mbeti e sheshtë.
Sipas Vasilit, tashmë “bëhen plot 8 javë nga 8 marsi, që Shqipëria është mbërthyer në darën e kufizimeve të mëdha, të lirive të veta personale, të lirive të të bërit biznes dhe të mjaft lirive dhe oportuniteteve të tjera”. “Është momenti sot i duhur për të thënë qartë e prerë, se ç’ndodhi në Shqipëri në këto 8 javë, cilat qenë të vërtetat mbi këto 8 javë, çfarë u fsheh në këto 8 javë dhe çfarë u bë në dëm të popullit në këto 8 javë. Ju keni dëgjuar rëndom nga Kryeministri por dhe nga disa profesionistë me status moral dhe profesional sigurisht të kompromentuar rëndë, që Shqipëria çuditërisht nga çdo vend tjetër i botës pati një ecuri të sëmundjes sipas një kurbe të sheshtë”, tha Vasili.
“Është fare e qartë që ky është një spekulim i jashtëzakonshëm dhe i patolerueshëm, megjithatë pyetja që do bëjë çdo qytetar dhe unë në emër të qytetarëve bëj këtë pyetje. Në rast se kjo kurbë qenka gjithmonë e sheshtë cili qenka efekti i masave të ndërmarra për 8 javë rresht? Pra në një situatë që as ngrihet as ulet po ka të njëjtat luhatje ç’vlerë dhe ç’kuptim patën masat. Në llogari të kujt vajtën masat, kujt i shërbyen ato? Se qyterarëve dhe pandemisë nuk i shërbyen kjo është e qartë. Pasi një kurbë e sheshtë do të thotë që masat as e ngrenë dhe as e ulin. Pra efekti i masave është në kufijtë e asgjësë:, u shpreh Vasili.
Sipas tij, këtë situatë e sjellin testimet shumë të pakta, minimale, arbitrare. “Janë kryer 8 mijë e ca testime në harkun e më shumë se 90 e ca ditëve me një mesatare ditore, më e ulëta që mund të ekzistojë, por më e keqja është që nuk demonstron realitetin. Përkthyer ndryshe, qindra qytetarë të cilët e kalojnë koronavirusin, nuk e dinë që e kalojnë, ia transmetojnë të tjerëve të cilët as ata nuk e dinë që iu është transmetuar pra një situatë jashtë kontrolli. Kjo nuk është strategji. Kjo është zero strategji. Kjo është të dalë ku të dalë, nuk ka të bëjë me asnjë planifikim, as shkencor, aq më pak teknik dhe aq më pak që lidhet me pandeminë dhe me hapat e drejtpërdrejta që lidhen me të”, tha Vasili.
Sipas tij, ”shqiptarët nuk munden dhe nuk kanë për ta kuptuar dot asnjëherë se masat kufizuese që ishin prodhim i neurozës politike të kryeministrit”.
“Po pse të gjithë vendet e Evropës pa përjashtim mbajtën të gjitha shërbimet bazike, shërbimet për ushqime, artikujt ushqimor, farmacitë i mbajti 24 orë hapur, pikërisht për të evituar dendësimet, Shqipëria bëri të kundërtën, i mbylli farmacitë, i mbylli dyqanet me artikuj ushqimorë, po nuk mbylli ndërtimin, fadromat e ndërtimit vazhdonin, vazhdonin fadromat e oligarkëve, këto ishin kufizimet? Kufizime do të thotë kufizime drastike, çdo njeri dhe çdo komunitet punonjësish është një potencial i fortë infektimi, për të mos mbështetur fasoneritë i lanë hapur, duke i kthyer në vatra për t’u transmetuar Covidi, çfarë duhet të kishin bërë? Duhet ti kishin mbyllur në çast dhe të kishin bërë paketën e ndihmës për ta, për t’i mbajtur në këmbë në mënyrë që këta njerëz të mos kërcënoheshin nga uria, por përkundrazi shpikën regjimin e dyfishtë, ju tjerët brenda, ju tjerët që duheni do rrini përjashta, me ca të shpëtojmë nga fatura që duhet të marrim përsipër, ca tjerëve t’i hapim mundësi që miliardat të ecin”, tha ai. Sipas tij, shqiptarët nuk munden dhe nuk kanë si ta kuptojnë që pse deri të premten virusi është i padëmshëm, ndërsa të shtunë e të diel, po. “Shkenca nuk e thotë këtë, shkenca thotë kufizime 24 orëshe proporcionale që radhojnë dendësimin e popullsisë… Sigurisht që gjithë kjo zhurmë dhe gjithë këto kufizime u bënë vetëm më një qëllim për të fshehur mungesën e plotë të përgatitjes për pandeminë”, tha Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë