Në kohërat e vështira të Kovid-19, edhe merkato bëhet më e komplikuar. Gjithsesi, Juventusi po lëviz për sezonin e ri, kur me shumë mundësi Gonzalo Higuain nuk do të jetë më me fanellën bardhezi. Dhe drejtuesit e klubit torinez duhet të gjejnë pasardhësin e argjentinasit. Emri më i nxehtë është Kaio Jorge i Santosit. Ka lindur më 24 janar të 2002-shit dhe ka impresionuar gjatë Botërorit të 17-vjeçarëve, ku fitoi titullin kampion me Brazilin.
Mes sulmuesve të rinj që ndiqen nga Paratiçi dhe stafi i tij, braziliani është ai që intrigon më shumë klubin e Juventusit. Aftësitë e Kaio Jorge për të luajtur me shpinë nga porta lejojnë shokët e skuadrës që të vijnë nga pas në zonë dhe ky është një nga detajet që ka bërë për vete bardhezinjtë, të cilët nuk duan ta humbin këtë futbollist.

Mbetet për t’u parë se çfarë formule do të përdohet nga Juventusi për këtë sulmues. Së pari duhet bindur Santosi, që duhet të ulë shifrën e klauzolës për prishjen e kontratës. Klubi brazilian kërkon të paktën 30 milionë euro, ndërsa Juventusi nuk ka në plan të shpenzojë më shumë se 15 milionë në këtë moment. Diferenca mes dy klubeve është e madhe dhe pritet që secila palë të tolerojë pak, për më tepër në kohë krize si tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje