Futboll

Duka zbulon detajet e Ligës së Kampionëve, finalja më 29 gusht në Stamboll

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në gusht, në Stamboll. E ka pohuar këtë fakt presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, pasi bëri më dije se kampionati në Turqi do të rifillojë më 12 qershor.

“Kampionatet kombëtare do të mbyllen në muajin korrik”, – ka deklaruar Ozdemir, i cili konfirmon kështu planin e UEFA-s, që ka si objektiv që finalja e Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh, të zhvillohet më 29 gusht, në stadiumin e përcaktuar që në fillim, “Ataturk”.

“Ataturk”, stadiumi ku do luhet finalja e Ligës së Kampionëve. Gazeta Si, 6 maj 2020

Për këtë argument ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili për “Radio Kiss Kiss” është shprehur: “PSG-ja do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ashtu si dhe Lioni. Për ndeshjet e tjera po mendohet se si mund të organizohen. Mund të ketë një ndeshje teke, me gjysmëfinalet dhe finalet që do të zhvillohen në Stamboll”.

Duka është pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe sigurisht që ka informacion të saktë në lidhje me planet e institucionit që drejton futbollin europian. Liga e Kampionëve nuk ka mbyllur ende fazën e 1/8-ve, por UEFA ka vendosur që në situatën e pandemisë përparësi të kenë kampionatet kombëtare dhe pastaj kompeticionet ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë