Lajme

Basha: Maks Velo, i pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shprehu ngushëllimet familjes së Maks Velos për largimin e tij nga jeta dhe thotë se ai la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë.

“Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës e kujton Maks Velon artist shumëdimensional, kritik dhe qytetar i madh.

“Me angazhimin e tij të hershëm në modernizimin e shoqërisë sonë, Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare. Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis me artin dhe desidencën e tij të mishëruar në telajo, arkitekturë dhe në libra. Ai nuk rreshti kurrë së denoncuari çdo përpjekje për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës”, deklaroi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë